Shkup, 4 janar – Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup sot në orën 11:46 regjistroi tërmet me magnitudë të Rihterit prej 5,1 ballë me epiqendër 145 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Republikën e Malit të Zi.
Siç komunikojnë nga Observatori sizmologjik, tërmeti është ndjerë nga popullata në perëndim të Maqedonisë dhe në Qytetin e Shkupit.
Në Tetovë dhe Gostivar, tërmeti është ndjerë me intensitet prej IV ballësh sipas Shkallës evropiane makrosizmike, në Shkup, Strugë dhe Kërçovë me intensitet prej III – IV ballësh, ndërsa në Ohër me intensitet prej III ballësh.