Tërmet me magnitudë prej tre ballë dhe epiqendër e cila vjen nga rajoni i Strumicës është regjistruar mbrëmë në orën 02:10.
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup mëngjesin e sotëm njoftoi se epiqendra ka qenë 125 kilometra në juglindje të Shkupit.
Tërmeti është ndjerë nga banorët e Strumicës dhe rrethinës me intensitet prej katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.