Romë, 6 tetor – Tërmet me intensitet prej 4,8 ballëve sipas shkallës Rihter mëngjesin e sotëm është regjistruar në provincën Katania në ishullin italian Sicilia.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në territorin e komunës Santa Maria di Likodia dhe në thellësi prej nëntë kilometrave. Sipas mediave lokale, disa persona janë hospitalizuar me lëndime të lehta dhe në gjendje shoku. Si rezultat i tërmetit, ka rënë një pjesë e fasadave të disa ndërtesave. Autoritetet lokale në komunë kanë shkëputur rajone të caktuara.
Janë shkaktuar dëme edhe në dy komuna fqinje – Bjankavila dhe Adrano. Lëkundja është ndjerë në gjithë territorin e provincës Katania, si dhe në provincat Ena dhe Mesina dhe në qytetin Sirakuza.
Në korrik janë publikuar raporte se shkencëtarët kanë vërejtur aktivitete të ri sizmik në rajonin e vullkanit Etna, i cili është më i madhi në Evropë. Ai gjithashtu ndodhet në pjesën perëndimore të ishullit.