Tërmet me epiqendër në Republikën e Shqipërisë 170 kilometra në veriperëndim të Shkupit sot është regjistruar në orën 14 e 26 minuta, informoi Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-Natyror në Shkup.
“Tërmeti kishte magnitudë lokale të Rihterit ML4.2, ndërsa ishte ndjerë nga popullata në pjesët veriperëndimore me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike”, njoftoi Observatoriumi Sizmologjik.