Shkup, 21 nëntor – Tërmet me intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot është ndjerë në Veles dhe në rrethinë.
Siç kumtoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, tërmeti u regjistrua në orën 7:53 me magnitudë të Rihterit prej 2,5 ballësh, me epiqendër në rajonin e Velesit, 40 kilometra në juglindje të Shkupit.