Shkup, 16 nëntor – Tërmet me intensitet prej tre deri në katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë sot në orën 10:15 minuta në pjesët juglindore të Republikës së Maqedonisë, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Epiqendra e tërmetit ishte në Greqinë fqinje me magnitudë prej 4.1 ballëve sipas Shkallës së Rihterit.