Korçë, 31 korrik – Dy tërmete më të forta dhe disa më të lehta janë regjistruar sot në rajonin e Korçës, Shqipëri, që janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tronditja e parë është regjistruar në orën 14:21 minuta me intensitet prej 4,7 ballësh sipas Rihterit, me epiqendër në 3,4 kilometra në jugperëndim nga Dardha e Korçës. Paraprakisht u publikua se tërmeti ka qenë me intensitet prej 4,5 ballësh.
Tronditja e dytë është regjistruar në orën 16:28 minuta dhe ka qenë me intensitet prej 3,4 ballësh.
Nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.
Në rajonin e Korçës më 1 qershor është regjistruar një tërmet me intensitet prej 4,9 ballësh që shkaktoi dëme materiale dhe një numër i madh i familjeve ende janë nëpër tenda. Vetëm për tre ditë, në këtë rajon ishin regjistruar më shumë se 100 tronditje.