Tërmet me intensitet prej 5,6 ballë sipas shkallës së Rihterit sot e ka goditur provincën indoneziane, Java Perëndimore.
Sip kumtoi Qendra kombëtare indoneziane për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG), tërmeti ka qenë me thellësi prej 33 kilometrave nën fundin e detit, me epiqendër 212 kilometra në jug të vendit Pangandaran.
Sipas informatave, nga tërmeti nuk ka persona të vdekur ose të lënduar.
Qendra pacifike për cunami kumtoi se nuk ka rrezik për paraqitje të valëve të mëdha.(koha.mk)