Uashington,12 korrik – Tërmet me intensitet prej 4,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në pjesën jugore të shtetit federal amerikan, Kalifornia.
Agjencia amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) kumtoi se epiqendra e tërmetit ishte në rreth tetë kilometra në verilindje të qytetit Rixhkrest në shkretëtirën Mohave.
Tërmeti është ndjerë edhe në rrethinën e Los Anxhelosit.
Nga 4 korriku në zonën e njëjtë në Kaliforni janë regjistruar dy tërmete të fuqishme me intensitet prej 6,4 dhe prej 7,1 ballëve sipas Rihterit, si dhe një numër i madh i tërmeteve të njëpasnjëshme.(koha.mk)