Tërmet me një intensitet prej pesë ballëve sipas shkallës së Rihterit sot është regjistruar sot në pjesën jugperëndimore të Japonisë, por nuk ka shkaktuar dëm material dhe cunami.
Agjencia japoneze meteorologjike ka bërë të ditur se tërmeti i ka goditur Fukuokun, Nagasakin dhe Kumamoton, në jugperëndim të ishullit Kjushu.
Të dy centralet bërthamore punojnë me rregull, ndërsa aeroporti Kumamoto është mbyllur përkohësisht.
Japonia është njëra ndër zonat e cila është më e goditur nga tërmetet dhe cunami në botë.