Tiranë, 19 dhjetor – Tërmet me magnitudë prej 4,7 ballës sipas shkallës së Rihterit pasdite është regjistruar në Shqipëri.
Lëkundja, e cila ka zgjatur disa sekonda, është ndjerë në orën 17:03, me epiqendër në Gërdec, komuna Vora, në Tiranë.
Tërmeti është ndjerë edhe në Durrës, Lezhë dhe Fushë Krujë dhe ka shkaktuar ankth tek banorët.
Me të datë 15-të të këtij muaji, pas disa ditë qetësisë së tokës, në Shqipëri është regjistruar lëkundje me fuqi prej 4,5 ballësh sipas shkallës së Rihterit.
Tërmeti është ndjerë në orën 2:20 në thellësi prej dhjetë kilometrash, me epiqendër gjashtë kilometra në veri të Shijakut dhe 22 kilometra në perëndim të Tiranës.
Më 26 nëntor, ishte tërmeti shkatërrues me magnitudë prej 6,4 ballësh sipas shkallës së Rihterit, në të cilin jetën e humbën 51 persona, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, kryesisht në Durrës, Tiranë dhe Thumanë.(koha.mk)