Një tërmet me magnitudë prej 5,3 ballësh sipas shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë në det në ishujt Kretë dhe Kasos.
Tani për tani nuk ka informacione për dëme eventuale ose të lënduar, njoftoi agjencia greke ANA-MPA.
Tërmeti u regjistrua pak para mesnatës, në thellësi prej 27 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 75 kilometra në lindje të vendit Agios Nikolaos, gjegjësisht 377 kilometra në juglindje të Athinës.
Tërmet me magnitudë prej 6,1 ballësh sipas Rihterit, gjithashtu, në afërsi të Kretës, është regjistruar edhe më 27 nëntor.