Kalendonia e Re, 19 maj – Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,8 ballë sipas shkallës së Riterit sot e goditi një rajon në Paqësorin Jugor në afërsi të Kaledonisë së Re, kumtoi Enti gjeologjik amerikan, përcjellë KOHA.
Tani për tani nuk ka të dhëna për dëme eventuale apo për njerëz të lënduar.
Nuk është dhënë as paralajmërim për cunami.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 14 kilometrash. (koha.mk)