Së paku një person e humbi jetën, ndërsa më shumë se 40 janë lënduar në një tërmet të fuqishëm i cili i goditi Filipinet sot në mëngjes.
Tërmeti me fuqi prej 6.8 ballësh sipas Rihterit e goditi ishullin Mindanao në jug të Filipineve.
Zyra për Mbrojtje Civile deklaroi se një 66-vjeçar vdiq nga lëndimet, ndërsa më shumë se 40 persona janë lënduar derisa i braktisnin shtëpitë e tyre në momentin kur ndodhur tërmeti.
Në Filipine në fillim të këtij muaji, pati edhe një tërmet tjetër në të cilin vdiqën pesë persona ndërsa shkaktoi dëme të mëdha materiale.