Tokio, 8 janar – Tërmet me një intensitet prej 6,4 ballë sipas shkallës së Rihterit e goditi pjesën jugore të Japonisë, kumtoi Enti për Hulumtime Gjeologjike Amerikane (USGS).
Tani për tani nuk ka informacione për viktima në njerëz apo dëm të shkaktuar material.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 39 kilometrave, në 116 kilometra në juglindje të Kagoxhimas.
Tërmetet janë dukur e shpeshtë në Japoni, rajon më aktiv sizmologjik në botë.
Japonia është e goditur prej rreth 20 për qind nga të gjitha tërmetet në botë me intensitet prej gjashtë apo mbi gjashtë ballë.