Kito, 31 mars – Tërmet me intensitet prej 6,2 ballë sipas shkallës Rihter sot është regjistruar përgjatë bregut të Ekuadorit, kumtoi enti gjeologjik amerikan, raporton gazeta KOHA.
Epiqendra e dridhjes ka qenë 27 kilometra në veri të qytetit Santa Elena, në thellësi prej 18 kilometra.
Tani për tani nuk ka informata për viktima dhe për dëm të shkaktuar materiale.(koha.mk)