Ohër, 14 qershor – Tërmet mesatar me intensitet prej 3,8 ballë sipas shkallës Rihter në orën 2:21 pas mesnate është ndjerë në rajonin e epiqendrës së Ohrit, informon Koha.mk
Sipas laboratorisë makrosizmike evropiane, epiqendra e dridhjes ka qenë në afërsi të drejtpërdrejtë të aeroportit të Ohrit, ndërsa në hyrje të fshatit Orovnik, dy kilometra nga shtresa e tokës.
Nuk ka informata për dëme materiale të shkaktuara përveç shqetësimit te popullata lokale. (koha.mk)