Një tërmet me fuqi 5.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua para pak minutash duke shtuar ankthin e njerëzve.
Tërmeti i orës 11.52 kishte thellësi vetëm 2 kilometra, raporton noa.al duke cituar EMSC.
Epiqenda ishte në detin Adriatik pranë Kepit të Rodonit, 25 km në veriperëndim të Durrësit dhe 48 km në veriperëndim të Tiranës.
Intensiteti makrosizmik i këtij tërmeti ishte 4 ballë.