Tërmet 4.2 ballë në Stamboll

45

AFAD njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara në ora 16:38 sipas kohës lokale dhe ishte pranë qarkut bregdetar Marmaraereğlisi në provincën veriperëndimore Tekirdag, që kufizohet me Stambollin.

Epiqendra e tij ishte 6,83 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit tha se nuk është raportuar asnjë viktimë deri më tani.

“Nuk është raportuar asnjë zhvillim negativ për shkak të tërmetit”, thuhet në njoftimin e zyres.

Në 1999, një tërmet me fuqi 7,4 ballë goditi provincën industriale të Kocaeli në lindje të Stambollit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 18 mijë personave.

Comments are closed.