Trajneri i njohur turk, Fatih Terim, po fiton garën me koronavirusin. Fatih Terim, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Galatasaray, ishte në mesin e të konfirmuarve me virusin famëkeq.
Por, lajme më të mira vijnë sot lidhur me 66-vjeçarin, i cili ka lënë ambientet e spitalit pasi situata e tij shëndetësore është përmirësuar.
Mediat raportojnë se Terim do ta vazhdojë rikuperimin e tij në shtëpi, deri sa të pastrohet krejtësisht nga Covid-19.