Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) njoftoi sot në Gjenevë se të gjithë punëtorët e UNICEF-it janë tërhequr nga pjesa veriore e Arakanit për arsye sigurie, raporton Anadolu Agency (AA). “Prandaj nuk kemi qasje deri te fëmijët që kanë nevojë për ndihmë në Arakan”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it. Në ndërkohë, ata që kanë arritur të ikin, drejt kufirit me Bangladeshin, udhëtojnë për rreth tre ditë të uritur. Më shumë se 100.000 muslimanë të Arakanit që kanë ikur në Bangladesh ose më shumë se 80 për qind e numrit të përgjithshëm të refugjatëve janë gra dhe fëmijë, njoftoi sot OKB. Bëhet fjalë për numrin e refugjatëve gjatë 11 ditëve të fundit.