Tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve, super ndeshje në çerekfinale

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës. Shorti ka përballur mes vete skuadra tejet të forta evropiane. Ndeshja kryesore do të jetë mes Real Madridit dhe Bayern Munichut por edhe ajo mes Barcelonës dhe Juventusit. Borussia Dortmund do të ndeshet me Monacon, ndërkohë Atletico Madrid me Leicester Cityn.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë 18 dhe 19 prill.

Çiftet:

Atletico Madrid – Leicester City
Borussia Dortmund – Monaco
Bayern Munich – Real Madrid
Juventus – Barcelona