Shkup, 7 nëntor – Kryetarja e Rilindjes Demokratike të Maqedonisë, Liljana Popovska, sot ka informuar se heq dorë nga vendi i deputetes në listën e LSDM-së, transmeton gazeta KOHA. “Që të tregoj se çka kam prioritet, heq dorë nga vendi i deputetes, ndërsa për atë do ta lajmëroj edhe LSDM-në. Do të luftojë me pasion të barabartë nga një pozitë tjetër e cila tani për tani konsiderohet për jofituese”, ka theksuar Popovska. Ajo ishte vendosur e katërta me radhë në Njësinë e dytë zgjedhore, pas së cilës vijuan presione të ashpra nga publiku e cila mbështetë opozitën në rrjetet sociale. Popovska tha se pas Këshillit qendror dhe atij ekzekutiv të partisë, do ti kumtojë partnerit të koalicionit LSDM se kush do të jetë në atë pozitë. “Në politikë është me rëndësi shembulli personal. Për mua nuk është hera e parë që në emër të parimeve të heq dorë nga ndonjë funksion. Kam hequr dorë nga pozitat zëvendësministër, nënkryetare e Kuvendit, nga pjesëmarrja në Qeverinë aktuale, ndërsa ja tani edhe nga vendi i sigurt i deputetes. Asnjëherë nuk jam penduar për vendimet e mia dhe tani nuk do të pendohem. Njeriu duhet të përcjellë parimet e veta dhe të mendojë para së gjithash për të mirën e përgjithshme”, tha Popovska.