Zv.Presidenti i Juventus-it Pavel Nedved insiston se nuk ka dashur të sulmojë Giuseppe Marotta-n. Drejtori i është bashkuar Inter-it si CEO i sportit dhe ish-kolegu i tij ka deklaruar gjatë fundjavës se ai nuk ka qenë kurrë një juventin.
“Ajo që thashë mund të jetë dukur si një sulm ndaj Marotta-s,” shprehet Nedved në çmimet e “Golden Foot”. “Ai ka qenë një mësues i madh për ne. Isha thjesht pak i zemëruar që Marotta shkoi tek Inter, rivalët tanë të përhershëm.”
Marotta gjithashtu ka komentuar rreth kësaj çështjeje: “Tani jam tek Inter dhe nuk është një detyrë e lehtë pas shumë viteve tek Juventus. Pavel dhe unë tani jemi armiq futbolli, por jeta vazhdon. Tani është në dorën time të rikthej triumfues një ekip që ka vite që nuk është në krye”, deklaroi Marotta.