Tërhiqet Komisioni i Venecies, anulon Raportin për Ligjin e gjuhëve

0

Strasburg, 8 tetor – Mendimi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut të Komisionit të Venecies është anuluar, informoi pres shërbimi i Komisionit.

Raporti ishte vënë në rendin e ditës së seancës plenare të 120-të të Komisionit të Venecies të caktuar për më 11 dhe 12 tetor në Venecie.

Komisioni ishte ftuar të këmbejë mendime me përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut, për ta shqyrtuar, në pikëpamje të miratimit të tij, projekt-opinionin për ligjin e gjuhëve, të përpunuar në bazë të komenteve nga Regina Kinet, Jan Velers, Ben Vernalen dhe Harald Hristian Sheu.

Arsyet për anulimin e shqyrtimit dhe miratimi i raportit të Strasburgut nuk jepen, edhe pse ai akoma është në rendin e ditës së komisionit. Gjatë takimit në Venecie është paraparë edhe këmbimi i mendimeve me Eurokomisarin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinje, Johanes Han.(koha.mk)

Comments are closed.