Prokuroria Speciale Publike (PSP) kumtoi se me parashtresën që gjatë ditës së sotme do të dorëzohet deri te Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, hoqi dorë nga aktakuza për lëndën “Puç” për arsye se, siç theksojnë, gjendja faktike e treguar në aktakuzë është në kundërshtim me dëshmitë me të cilat kjo Prokurori publike disponon edhe me pretendimet në procedurat hetimore “Target” dhe “Fortesa”.
Nga PSP-ja thonë se vendimi i tillë është me qëllim që të grumbullohen dëshmi shtesë që në tërësi do ta sqarojnë gjendjen faktike dhe do të mundësojnë sjellje të vendimit të drejtë dhe ligjor prokurorial.
“Sqarojmë se në drejtim të punës profesionale, ne nuk mund të përfaqësojmë aktakuzë e cila është në kundërshtim me dëshmitë me të cilat disponojmë dhe hetimet e hapura nga ana jonë. Njëherit, tregojmë se me anulimin nga akti prokurorial në lëndën ‘Puç’ ne nuk paragjykojmë nëse dikush nuk është ose nuk është fajtor, por konsiderojmë se për konfirmim të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike, janë të nevojshme dëshmi shtesë, të cilat nuk mund të furnizohen në fazën e debatit të përgjithshëm”, qëndron në kumtesën e PSP-së.
Në procesin gjyqësor “Puç”, përveç liderit të LSDM-së Zoran Zaev, të akuzuar janë edhe ish-zbuluesi Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij Sonja, nëpunësi komunal nga Strumica branko Palifrov dhe Gjorgji Lazarevski, i punësuar në MPB. Ata ngarkohen për spiunazh dhe për dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore.