Londër, 7 qershor – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot zyrtarisht do të japë dorëheqje nga pozita e lideres në Partinë konservatore dhe nga funksioni i kryeministres.
Mej (62) u emërua për kryeministre të Britanisë së Madhe në korrik të vitit 2016, menjëherë pas referendumit në të cilin britanikët me 52 për qind të votave u deklaruan për braktisjen e Bashkimit Evropian.
Parlamenti Britanik e hodhi poshtë Marrëveshjen për Bregzitin, për të cilin Mej me muaj ka negociuar me Brukselin. Ajo u detyrua që ta prolongojë Bregzitin disa herë, ndërsa afati i fundit i konfirmuar për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja është 31 tetor.
Mej dorëheqjen e paralajmëroi më 24 maj pas serisë së tentimeve për t’i bindur deputetët për ta pranuar marrëveshjen për Bregzit. Ajo në pozitën e lideres së Partisë konservatore do të mbetet deri në emërimin e liderit të ri partiak, që është paraparë deri në fund të korrikut.
Midis 11 kandidatëve për vendin e kryeministrit, për tani favorit është Boris Xhonson, deputet nga Partia konservatore, i cili ishte prefekt i Londrës dhe shef i diplomacisë. Ai ishte një prej komplotistëve kryesorë të Bregzitit.