Shkup, 6 korrik – Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza Mej, në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Poznanj, e përshëndeti rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për vendin tonë me BE-në dhe shfaqi shpresë se kjo me të vërtetë do të ndodhë në tetor siç paralajmëruan shumica e vendeve anëtare të BE-së.
Meji e informoi Zaevin edhe se procedura për ratifikimin e Protokollit të inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Parlamentin britanik është në fazën përfundimtare.
Siç informoi pres shërbimi qeveritar, kryeministrat e të dyja vendeve kanë shfaqur kënaqësi prej marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe shpresë se në të ardhmen miqësia do të thellohet, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik. Në këtë rast ishte theksuar interesi i kompanive britanike të investojnë në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministrja Mej nha e cila kryeministri i Polonisë e ndërmori kryesimin me Procesin e Berlinit dhe organizimin e Samitit për Ballkanin Perëndimor, në takim e ka uruar Zaevin për bashkëkryesimin me këtë proces me Republikën e Bullgarisë në 12 muajt e ardhshëm.