Bruksel, 24 nëntor – Kryeministrja britanike Terezja Mej arriti sot në Bruksel ku do të mbajë takime me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk para Samitit të nesërm të BE-së, në të cilin duhet të konfirmohet plani i saj për Bregzit.
Kryeministrja do të mbajë biseda me personat udhëheqës të BE-së para Samitit, në të cilin do të mblidhen anëtarët e 28 shteteve të cilët duhet ta konfirmojnë projekt-marrëveshjen e Bregzitit. Pritet ata të nënshkruajnë edhe deklaratë politike për marrëdhëniet e ardhshme mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Sipas burimeve diplomatike, çështja e Gjibraltarit, territor britanik në jug të Spanjës, ende mbetet e pazgjidhur. Kryeministri spanjoll Pedro Sançez tha se për shkak të kontestit rreth Gjibraltarit mund të dështojë Samiti evropian për Bregzit.