Mbi një mijë ushtarë britanikë, të pajisur me armë më bashkëkohore, janë sistemuar nëpër rrugët e Londrës dhe qyteteve tjera në Britaninë e Madhe, si një nga masat e Qeverisë të Tereza Mejit në “luftën kundër terrorit” që ajo e ngriti pas sulmit terrorist të së hënës në mbrëmje në Mançester.
Ushtria është sistemuar si përforcim i policisë, edhe pse tani për tani nuk dihet, cili dhe çfarë do të jetë roli i forcave të armatës në situatën e sigurisë e cila cilësohet si “kritike”, që do të thotë se Britania e Madhe gjendet në “rrezik të drejtpërdrejtë” nga sulmi i ri terrorist, i cili mund të ndodh çdo moment. Ushtarët tani për tani e ruajnë ndërtesën e Parlamentit britanik, Pallatin mbretëror të Bakingamit, Duaning strit 10, ku është selia e Qeverisë dhe rezidenca zyrtare e kryeministrave britanik, por janë sistemuar edhe në të gjitha lokacionet e rëndësishme dhe vendet ku mblidhen shumë njerëz.
Publikimi “luftë terrorit”, me shpallje të nivelit kritik të kërcënimit nga sulmet terroriste është rasti i tretë i tillë në historinë më të re të vendit. Për herë të parë ka ndodhur në vitin 2006, kur u zbulua komplot për rrëzim të planifikuar të një aeroplani për udhëtim të fluturimeve nga Evropa drejtë SHBA-së dhe Kanadasë.
Rasti i dytë kur situata e sigurisë është shpallur për kritike, është në verën e vitit 2007 gjatë sulmit me bomba mbi aeroportin në Glazgou, pasi ditën e njëjtë është penguar edhe sulm terrorist në qendrën e Londrës. Sipas mediave në Londër, tani pikërisht Mej ngriti “luftë të saj kundër terrorit”, duke e arsyetuar me “kujdesin për sigurinë e britanikëve”, siç para saj para 14 vjetëve e sqaronte Toni Bler.