Tërësisht riparohet  kalimi rrugor në fshatin Llopatë

Shkup, 19 qershor – Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore e kanë riparuar tërësisht kalimin rrugor në rrugën rajonale Kumanovë – Opajë – Likovë, te fshati Llopatë e cila ka qenë e dëmtuar  dhe paraqiste problem serioz për kalimin automjeteve, njofton Koha.mk

Nga kompania kumtuan se me aktivitetet e ndërmarra do të mundësohet komunikacion më i sigurt dhe më kualitativ i veturave rrugore përmes kalimit rrugor.

“Për shkak dëmtimeve të rrugës dhe vështirësisë së lëvizjes së automjeteve  së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore organizuam aktivitete të përbashkëta për zgjidhje më afatgjate të problemit. Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka bërë demontim të elementeve ekzistuese të gomave, pastrimin e prizmës së kontaminuar,  mbushje me zhavorr, rregullimin mekanik të binarëve dhe ri-montim të elementeve të gomave duke i rrafshuar ato dhe duke u përshtatur me nivelin e bazës së asfaltit. Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore ka përfunduar asfaltimin e rrugës ndërmjet pistave”, kumtuan nga kompania. (koha.mk)