Tërbimi i Besart Berishës në Australi bëhet “hit” (VIDEO)

71

Western United u mposht dje nga WS Wanderers në shtëpi dhe në momentin e zëvendësimit, Besart Berisha, u shfaq i tërbuar për një rast që pretendonte se ishte penallti në favor të tij.

Sulmuesi shqiptar, i cili është edhe shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në A-League, nuk u përmbajt kur doli, duke shkuar tek monitori i VAR. Berisha pretendonte për një penallti, për tërheqje të tij.

“Ai po më kapte mua dhe po rrëzonte, si është e mundur. Shikojë këtë (i drejtohet monitorit)! Shikoje, shikoje, shikoje! Shikojë si po më kap. Duhet ta shohësh, dallohet qartë. Nuk e kuptoj këtë”, shprehet Berisha, në drejtim të arbitrit të katërt.