Përveç çmimit të lartë të terapisë kundër virusit korona, qytetarët kanë reaguar edhe ndaj kostos së lartë të testeve PCR, veçanërisht nëse ata nuk mund të marrin termin përmes mjekut amë për një kohë afat shkurte
Zenel MIFTARI
Shkup, 21 nëntor – Trajtimi në shtëpi i pacienteve të infektuar me virusin korona, arrin një kosto të lartë dhe shpeshherë për një numër të madh të qytetareve bëhet i pa përballueshme. Terapitë më të shpeshta janë vitaminat dhe stimuluesit e imunitetit, barna të cilat nuk janë në barrën e shteti dhe shpeshherë arrijnë çmime të larta. Një paketë bazë për të gjitha ilaçet e nevojshme, mjetet ndihmëse dhe vitaminat që duhet ta ndihmojnë trupin të luftojë me virusin korona mund të kushtojë deri në 6000 denarë. Por në rast se në një familje ka anëtarë pozitiv me virusin korona më shumë edhe me simptoma më të lehta, kjo shumë ka gjasa që të rritet shumë më shumë.
ÇMIMET TË PAPËRBALLUESHME PËR QYTETARËT
Sipas farmacive, çmimi mund të ndryshoj varësisht prej prodhuesit të barnave. Terapia më e kërkuar nga qytetarët në vendin tonë është kjo: Barna kundër viruseve, vitamina C (1.000 mg) dhe nevojiten 100 tableta, vitamina D3 nga 60 tableta, Zink 15 mg 60 tableta, Magnezium, barna kundër trashjes së gjakut, Probiotik, Ibuprofen, Paracetamol, spërkatës për hundë, B-kompleks, Beta-glukan. Pra, sipas tyre, kjo është terapia më e shpeshtë që ju jepet pacienteve të prekur me virusin korona. Përveç çmimit të lartë të terapisë kundër virusit korona, qytetarët kanë reaguar edhe ndaj kostos së lartë të testeve PCR, veçanërisht nëse ata nuk mund të marrin termin përmes mjekut amë për një kohë afat shkurte.
Ndërkohë sipas mjekëve, terapia fillestare për pacientët që kanë simptoma të lehta janë vetëm vitaminat, por me raste edhe ndonjë antibiotik, për shkak infeksioneve tjera bakteriale që pacienti mund t’i ketë. Mjekët gjithashtu shprehen se vitaminat luajnë rolin kryesor në luftimin e virusit korona dhe infektimeve tjera. Gjithashtu, ata thonë se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet dhe ngrënie së perime dhe frutave.
SHTETI HARXHON DERI NË 6000 EURO PËR NJË PACIENT
Trajtimi i pacienteve me virusin korona, i kushton buxhetit të shtetit teje mase. Sipas përllogaritjeve të para, trajtimi i një pacienti të infektuar me virusin korona, gjatë një dite kushton rreth 200 euro, ndërsa nëse bëhet fjalë për një pacient i cili është në respirator mbi katër ditë, atëherë shuma e trajtimit të tij arrin deri në 6.000 euro. Këto janë disa nga të dhëna nga Fondi i sigurimit shëndetësorë.
Nga Fondi i shëndetësor, thonë se nuk kanë numra të saktë se sa i ka kushtuar shtetit deri më tani trajtimi i pacienteve me virusin korona, për shkak se bëhet fjalë për një sëmundje të re, e cila nuk ndodhet në çmimoren e shërbimeve shëndetësore. Kjo ka bërë që spitalet të mos dinë se si t’i faturojnë shpenzimet e mjekimit të pacientëve. Si pasojë e kësaj pacientët, kanë marrë fatura joreale për shërbimet e tyre në spital. Nga atje, thonë se virusi korona, konsiderohet të jetë një sëmundje virale dhe në çmimoren e Fondit Shëndetësore mjekimi nga një sëmundje virale kushton afër 27.000 denarë. Sipas tyre, ky çmim është i njëjti, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e shtrirjes së pacientit në spital.
Por në bazë të të dhënave COVID-19, nuk mund të llogaritet në bazë të këtij çmimi, sepse nga përvoja e deritashme është konstatuar se mjekimi i pacientëve kushton shumë më tepër. “Çmimi prej rreth 27.000 denarë për mjekimin e përgjithshëm të pacientit me virusin korona është joreal. Mirëpo, bëhet fjalë për një sëmundje të re me të cilën askush prej nesh nuk ishte i njoftuar, prandaj duhej kohë që të vërtetohej saktësisht se sa do të kushton ky mjekim. Gjithsesi, bëhet fjalë për një sëmundje të shtrenjtë dhe sipas analizave fillestare të cilat i kemi bërë me Klinikën infektive, dita mesatare e trajtimit në spital për çdo pacient të klinikës kushton afër 11.750 denarë, apo 200 euro”, thonë nga Fondi Shëndetësor. Ndryshe, nga autoritet shëndetësore bëhet thirrje që të respektohen në maksimum masat e rekomanduara kundër shpërndarjes së virusit korona, me qëllim që të mbrohen personat të cilat janë më të ekspozuar ndaj viruseve. Ndërsa, ata gjithashtu ju bëjnë thirrje mjekëve që të motivojnë pacientët ta luftojnë virusin korona. (koha.mk)