Me terapi të re do të mjekohen pacientët me virusin Hepatit prej në fund të këtij viti, do të përpunohet edhe strategjia kombëtare, por kyçe për t’u ballafaquar me këtë problem janë skriningu dhe zbulimi i hershëm, porosit sot ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe.
“Nëse kjo sëmundje zbulohet herët me terapinë e re mundet shumë lehtë të trajtohet prandaj jemi duke punuar në strategjinë kombëtare në bazë të së cilës do të përpunohet plan veprues për hapat e ardhshëm”, deklaroi Filipçe, i cili mori pjesë në aktivitetet që në QT Ramstor në Shkup i zbatoi qendra Hepar nga Manastiri me rastin e Ditës Botërore për luftë kundër Hepatiti – 28 korriku, me zbatimin e kontrolleve falas për zbulimin e hershëm të hepatiti C dhe B.
Aktivitetet sivjet i janë kushtuar gjetjes së njerëzve të cilët nuk janë të vetëdijshëm se e kanë këtë virus.
Sipas Filipçes, janë siguruar mjete deri në fund të këtij viti të vihet terapi e re dhe nuk do të shfrytëzohet terapia e vjetër, e cila me vite zbatohet dhe nuk jep efekt si të rejat.
Milan Mishkoviq nga qendra HEPAR tregon se për pacientët është terapi shumë e rëndësishme e cila, siç thotë, do të mundësojë edhe zvogëlimin e numrit të të prekurve nga karcinomi dhe prej karcinomit hepatocelular, ndërsa me atë do të zvogëlohen edhe transpalntimet.
“Kërkojmë shpejtë të implementohet kjo terapi pasi për momentin kemi një numër të caktuar të pacientëve të cilët janë në rrezik. Gjithashtu, krahas për hepatitin C, terapi e re nevojitet edhe për Hepatitin B, e cila nuk është shumë e shtrenjtë dhe mendoj se mund ta mundësojmë. Dolën disa ndryshime burokratike të cilat duhet të bëhen, por vlerësoj se Ministria e Shëndetësisë shumë shpejtë do të dalë me përgjigje për këtë”, deklaroi Mishkoviq.
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maqedonia futet në shtetet me një për qind të banorëve të cilët kanë hepatit.
Statistikat në nivel global tregojnë se 60 për qind nga të infektuarit me hepatit kronik B apo C, nëse nuk trajtohen me kohë ata fitojnë kancer në mëlçi apo sëmundje malinje, kancer hepatocelular, që paraqet rrezik të drejtpërdrejt për jetën e pacientit.