Terapi biologjike moderne është siguruar për pacientët me sëmundje malinje, si dhe mbështetje psikologjike për këtë grup pacientësh

25

Shkup, 9 korrik – Ministria e Shëndetësisë informon se për pacientët me sëmundje malinje, sëmundje inflamatore dhe autoimune, që prej vitit të kaluar, është siguruar terapi moderne biologjike, e cila kontribuon në rritjen e suksesit në trajtim dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës.

Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë, siç thuhet në kumtesë, me furnizimin e centralizuar ka siguruar 30 lloje të reja të barnave biologjike për trajtimin e kancerit të gjirit, kancerit të mushkërive, melanomës metastatike, sëmundjet hematologjike, limfomat, sklerozën multipleks, artritin reumatoid, vaskulitin dhe sëmundje të tjera që përfshinë numër të madh të pacientëve.

“Terapia biologjike inovative është në dispozicion për të gjithë pacientët në vendin tonë që kanë nevojë për të. Këto ilaçe funksionojnë duke e shndërruar sëmundjen malinje në atë kronike, që lejon pacientët të përjetojnë si çdo sëmundje tjetër kronike. Në atë mënyrë, terapia vazhdon, por në të njëjtën kohë përmirëson cilësinë e jetës”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prandaj, prej aty shtojnë se kjo terapi biologjike ose e ashtuquajtura inovative është pjesë e protokolleve standarde në vendet evropiane, dhe përdoret në fazat e hershme të sëmundjes, por edhe kur bëhet fjalë për fazë më të avancuar të sëmundjes. Tani ekzistojnë shumë analiza të sakta diagnostikuese, siç është profilizimi gjenomik i tumoreve, që përcaktojnë me saktësi nëse ndonjë pacient i caktuar do të përfitojë nga terapia e caktuar, e synuar dhe biologjike, në mënyrë që trajtimi të mund të orientohet dhe modifikohet më lehtë.

“Ministria e Shëndetësisë, kujdeset vërtet për shëndetin e çdo gruaje. Tani e tutje, pacientët do të kenë mundësinë të lexojnë dyfish imazhet mamografike nga dy radiologë të pavarur. Ata duhet të kenë përvojën e leximit të mamografisë së të paktën 800 pacientëve”, thuhet në kumtesë.

Në Spitalin Klinik në Manastir, theksojnë ata, është themeluar Qendra për kancerin e gjirit, ku pacientet mund të bëjnë mamografi, ekzaminimin eho dhe imazhe me rezonancë magnetike në një vend.

Gjithashtu, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë u është siguruar mbështetje psikologjike pacienteve me kancer, gjë që është e rëndësishme dhe më e rëndësishme për trajtimin e suksesshëm të sëmundjeve.

Comments are closed.