Marc-Andre ter Stegen këmbëngul se Barcelona nuk do t’ia lejojë Manchester Unitedit një rikthim sensacional si Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, derisa e ka nënvizuar stilin më ndryshe të lojës së gjigantit katalonas.
Barcelona e mirëpret sonte në Camp Nou Manchester Unitedin, në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve, me epërsi prej 1:0 nga ndeshja e parë në Old Trafford, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer bëri një rikthim ëndrrash në 1/8 e finales duke e mundur 3:1 PSG-në në Paris, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 2:0 në shtëpi, dhe të njëjtën synon ta bëjë edhe sonte në Katalonjë. Por, portieri gjerman i gjigantit spanjoll beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta kryejnë punën dhe do të kualifikohen në gjysmëfinale.
“Ta shohim sesi vendosën. E mira është se ne luajmë ndryshme nga PSG-ja. Do të luajmë ndaj një ekipi të uritur. Nuk e kemi një epërsi të madhe sepse ata fitojnë edhe kur luajnë jashtë”, tha Ter Stegen. “Ne duam ta mbrojnë epërsinë dhe të tregojmë se jemi më të mirë”, shtoi ai.