Athinë, 12 korrik – Turizmi grek përballoi, deklaroi ministri i Turizmit të Greqisë, Haris Teoharis pas vizitës dyditore në Halkidiki dhe vlerësoi se për shkak të motit të keq nuk ka psur largime të shumta, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Teoharis dje dhe sot, realizoi takime me përfaqësues të organizatave turistike dhe të tur operatorëve të mëdhenj në Halkidiki, i vizitoi të lënduarit në spitale dhe tha se menjëherë do të fillohet me fushatën speciale që t’u dërgohet mesazh tregjeve të huaja “për qëndrueshmërinë e turizmit grek dhe kthim të shpejtë të në normale”. Në këto suaza tashmë janë njoftuar tur operatorë të mëdhenj dhe media nga jashtë për për në Halkidiki si destnacion turistik dinamik.
Pas takimeve, ministri i Turizmit të Greqisë, ka konstatuar se mesazhet nga jashtë janë pozitive, ndërsa tregjet e mëdha kanë reaguar qetësisht.
Porosia se në Hakidiki tashmë nuk ekzistojnë probleme dhe ata të cilat ekzistonin tashmë janë tejkaluar, Teoharis e dërgoi edhe përmes intervistës për radion “Praktorio fm” në agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.
“Nuk kaluan as 24 orë dhe shohim se hotelet që u përballën me probleme dhe dëme, me drunj të rrëzuar dhe të ngjashme për shkak të motit të keq, plotësisht janë sanuar dhe punojnë normalisht. Turizmi grek u rregullua, qëndron në në këmbë, ndërsa Haklidiki është i gatshëm t’i pranojë ata të cilët do të vijnë dhe gjithsesi të vazhdojë me mikpritjen për ata të cilët tashmë janë këtu”, theksoi ministri i Turizmit në intervistën për radion greke.(koha.mk)