Athinë, 15 janar – Lideri i partisë greke Potami, Stavros Teodorakis gjatë fjalimit në Parlamentin grek porositi se ai dhe deputetët e tij do të votojnë kundër besimit të Qeverisë, sepse në pjesën më të madhe nga më të rëndësishmet ose siç tha, kapitujt për vendin, Qeveria nuk arriti sukses, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Linja jonë e kuqe ishte vetëm një. Nuk japim votë për besim të Qeverisë. Atë vazhdimisht e përsëriti Këshilli politik, e tha në shumë kthime të ndryshme edhe grupi i deputetëve. Njëzëshëm, të gjithë deputetët. Ndërsa, kjo kohë më parë ishte ratifikuar edhe në kongresin tonë. Se Potami mbetet në opozitë dhe papritur nuk shndërrohet në pushtet. Nuk bashkohet me askënd, nuk e zëvendëson Kamenosin derisa pushon, nuk i shpërblen gabimet prej vitesh të tëra”, tha Teodorakis dhe sqaroi se deri dje të gjithë në grupin e deputetëve ishin të njëzëshëm në lidhje me këtë vendim.
Një pjesë të fjalimit ai ia përkushtoi ish bashkpartiakut të tij, Spiros Danelis i cili prejse vendosi ta mbështesë Qeverinë ishte fshirë nga grupi i deputetëve të Potamit.
“Atë që e bëni nuk është krim, por është diçka më e keqe, ajo është gabim. Në krim mund të ekzistojë pasion, mund të ketë instikt, mund të ekzistojë pakujdesi. Por, në gabimin ka mendime, ekziston shqyrtim, rishikim”, tha Teodorakis duke i’u drejtuar Danelisit.
Në lidhje me akuzat se deputetit të Potamit i është dhënë ryshfet, Teodorakis kategorikisht ka përgënjeshtruar.
“Dua të jem kategorik. Nuk është ryshfet. As nuk është bërë pazar për para, as për karrige. Jam i sigurt për atë. Por, ajo nuk e bën më të vogël gabimin e tij”, sqaroi lideri i Potamit.