Athinë, 24 prill – Disa nga kushtetutat mund të ndryshohen përsëri në mënyrë të lehtë, por jo edhe Marrëveshjet ndërkombëtare me BE dhe NATO, thotë lideri i partisë Potami, Stavros Teodorakis dhe shtoi se Lëvizja për ndryshime, në koalicionin e së cilës është partia e tij, kërkon zgjidhje me emër të ndërlikuar për përdorim të përgjithshëm me garanci konkrete në bazë të Marrëveshjes ndërkombëtare se ndalet politika irredentiste.
Siç raportoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, Teodorakis në intervistë për radion greke 274, sqaroi se pse theksin nuk e vendos në rishikimin kushtetues, por në një marrëveshje me BE dhe NATO.
“Disa kushtetuta lehtë mund të ndryshohen, veçanërisht në Shkup, dispozitat tona mungojnë. Me një shumicë, nesër, një ‘qeveri e keqe’ mund të ndryshojë përsëri Kushtetutën dhe përsëri të ketë marrëzira irredentiste. Çfarë nuk mund të ndryshohet? Nuk mund të ndryshohet Marrëveshja ndërkombëtare e vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO. Për atë ne kërkojmë dhe mendojmë se është në interes të grekëve, që fqinjët tanë, jo të obligohen mes vete, por të angazhohen me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, thotë Teodorakis dhe sqaron se me një marrëveshje të tillë, nëse dikush dëshiron të ndryshojë diçka dhe të mos i mbaj detyrimet, atëherë e çon në rrezik pozitën e BE-së dhe NATO-s.
Lideri i partisë Potami, thotë se duhet të zgjidhet problemi me emrin dhe ka shfaqur shpresë se nëse zgjidhja është patriotike dhe në kuadër të pozitave të partisë, atëherë mund të fitohet mbështetje nga Parlamenti grek.
“Nëse zgjidhja është ajo që kërkoi Potami, e të jemi të sinqertë ajo është zgjidhja të cilën e kërkon shumica nga sistemi politik, sepse zgjidhja e jonë është zgjidhje të cilën e ka thënë edhe Bakojani dhe SYRIZA, ajo është zgjidhje, të themi patriotike. Nëse vjen deri te kjo zgjidhje patriotike mendoj se do të fitojë shumicë të madhe në parlament”, thotë Teodorakis për radion greke, përcjell MIA.