Të mbyllësh gojën dhe hundët në momentin që teshtinë, nuk këshillohet nga mjekët. Një 34-vjeçar britanik është shembulli i duhur se përse nuk duhet bërë kjo. Mjekët e një spitali në Leicester u habitën me rastin e 34-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ai u paraqit në urgjencë me hundën e thyer. Menjëherë pyetja e parë që doktorët i bënë ishte nëse ishte goditur me grusht, por përgjigjja që morën i habiti. 34-vjeçari rrëfeu se hundën e kishte thyer duke dashur të ndalojë një teshtimë.