Shkup, 8 mars – Janë bërë dy vite që kur filluan të publikohen të ashtuquajturat “bombat” e Zaevit dhe Maqedonia assesi të dalë nga kriza politike, duke u vënë vazhdimisht pre e kritikave të bashkësisë ndërkombëtare si rezultat i sjelljes së liderëve politikë maqedonas dhe krerëve shtetëror. Sidomos tani kur presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi të japë mandatin kandidatit që siguroi shumicë parlamentare. Ivanov nuk i mori parasysh madje as fjalët e Frederika Mogherinit se Kushtetuta e Maqedonisë është e qartë sa i përket dhënies së mandatit. Sot dhe nesër pritet të mblidhet Samiti i radhës i Këshillit të Bashkimit Evropian pas së cilit pritet të dalin kritika më të ashpra nga krerët e BE-së ndaj presidentit të vendit dhe ndaj VMRO-së që po përkrah protestat në shumë qytete të vendit nga organizata të afërta me të. Se si do të ecet me zgjidhjen e ngërçit politik, gazeta KOHA nga burimet e saj të afërta me partitë politike merr vesh se deri në fund të kësaj jave apo në fillim ë javës tjetër, mund të nisin bisedimet mes ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, Samuel Zhbogar përkatësisht Xhes Bejli dhe krerëve të partive politike që kanë fituar vende deputetësh në zgjedhjet e fundit. Sipas këtyre burimeve, nuk përjashtohet as kyçja e evrokomisarit Han, ndërsa mbetet e pasigurt pjesëmarrja ose jo e VMRO-së sidomos pas kushtëzimit me tërheqjen e LSMD-së nga Platforma shqiptare. Partitë, përmes këtyre bisedime, do të tentojnë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)