33 vjeçarja me iniciale D.D nga Siriçina, ka denoncuar se në kazinon “Senator”, në Tetovë, në të cilën ka qenë e punësuar si arkëtare, përmes derës së pambyllur, një person i panjohur ka hyrë brenda duke shfrytëzuar momentin kur brenda nuk ka qenë askush. I panjohuri i është afruar D.D-së dhe e ka kërcënuar atë se do ta shpojë me shiringë në kokë dhe më pas ka kërkuar paratë e arkës së Kazinos. Pasi që i ka thënë se nuk ka para në arkë dhe nuk di se si hapet arka dhe se duhet menjëherë të largohet, ai ka lëshuar hapësirat e kazinos duke i thënë një të punësuare tjetër se nuk është mirë. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë punon në zbardhjen e rastit dhe tanimë disponon me informacione për identitetin e personit të përfshirë në këtë rast, po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e tij.