Shkup, 4 dhjetor – Në stacionin policor Gostivar dje është denoncuar se një person i panjohur ka tentuar ta dhunojë studenten nga Turqia me inicialet E.G., ndërkaq pasi që nuk e ka arritur qëllimin, e ka plaçkitur.
Siç informoi sot Minsitria e Punëve të Brendshme, dje, M.SH. (24) ka paraqitur se derisa E.G. ka lëvizur nëpër rrugën “Vëllezërit Ginovski” është hasur nga një person i panjohur i cili dhunshëm e ka tërhequr prapa ndërtesës dhe pasi që nuk ka arritur ta dhunojë, ia ka marrë çantën në të cilën ka pasur telefonin celular dhe rreth 600 denarë, pas çka personi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit.