Policia franceze arrestoi një 23-vjeçar, përkrahës i ekstremit të djathtë, i cili dyshohet se po planikonte të vriste presidentin francez Emanuel Makron. I riu u arrestua të mërkurën e kaluar në periferi të Parisit pas alarmit nga përdorues të një rrjeti videolojërash. Ai kërkonte të blinte një armë në internet. Sipas AFP-së, i dyshuari do të sulmonte presidentin francez më 14 korrik, ditën e pavarësisë së Francës.