Kartum, 12 qershor – Në Sudan është bërë tentativë për grusht-shtet ndaj Këshillit të përkohshëm ushtarak, publikoi televizioni Al Arabia, duke iu referuar burimeve të tij.
Sipas dëshmive, janë arrestuar 68 oficerë, që kanë marrë pjesë në puçin e dështuar dhe kundër të cilit po zhvillohet hetim, përcjellë KOHA.
Televizioni citon se pjesa më e madh e anëtarëve të grupit, që kanë tentuar të rrëzojnë nga qeveria Këshillin ushtarak janë oficerë islamikë, janë lojalë të regjimit paraprak.
Pas disa muajve të protestave dhe gjendjes së vështirë ekonomike në Sudan, armata më 11 prill e ka hequr prej funksionit 30-vjeçar presidentin Omar Bashir, ndërsa menaxhimi i shtetit e mori Këshilli i Përkohshëm ushtarak. (koha.mk)