Tentativa e përdhunimit
Tentativa e përdhunimit është çdo akt seksual i detyruar pa penetrim. Viktima nuk e jep pëlqimin për këtë akt. Për shembull: prekja pa dëshirë, përkëdhelja ose puthja, detyrimi i një personi të zhvishet ose të tregojë organet gjenitale të tij/saj.
Tentativa e përdhunimit mund të ndodhë pa dhunë fizike apo kërcënime. Për shembull: nëse viktima nuk reziston dhe e lejon të ndodhë sepse ai/ajo ka frikë.
Në Belgjikë, tentativa e përdhunimit ndalohet me ligj.
Dënimi për tentativë të përdhunimit është 6 muaj deri në 15 vjet burg, në varësi të:
rëndesës së sulmit;
nëse ka pasur dhunë fizike apo kërcënime fizike;
moshës së viktimës.
Përdhunimi
Përdhunimi është marrëdhënie seksuale ose seks oral i detyruar me penetrim. Penetrimi mund të ndodhë me një pjesë të trupit ose me një objekt. Viktima nuk e jep pëlqimin për këtë akt. Përdhunimi mund të ndodhë pa dhunë fizike apo kërcënime. Për shembull: nëse viktima nuk reziston dhe e lejon të ndodhë sepse ai/ajo ka frikë.
Nuk ekzistojnë kurrë rrethana lehtësuese. Kjo do të thotë se asgjë nuk do të pranohet nga gjykatësi si një justifikim për përdhunim. Për shembull: sjellja e viktimës, si ajo/ai është veshur, çfarë thotë ose bën ajo/ai, asnjëherë nuk janë një justifikim për përdhunim.
Në rastin e një viktime të rritur, dënimi është 5 deri në 10 vjet burg. Nëse viktima është një fëmijë ose në rast të rrethanave të tjera rënduese, dënimi është 20 deri në 30 vjet burg.
Të kërkosh ndihmë
Është e rëndësishme që të mos prisni për të kërkuar ndihmë. Ndoshta një mik apo dikush që ju besoni mund t’ju ndihmojë.
Një mjek i familjes mund t’ju trajtojë dhe të shkruajë një raport për policinë.
Çdo CAW (Qendër për Mirëqenien Publike) ka një shërbim të veçantë që ju mund ta quani Slachtofferhulp (kujdes i viktimës). Ata mund të vijnë me ju në polici, te një mjek ose një gjykatë. Kur ju shkoni në një CAW, ju nuk duhet të jepni emrin tuaj. Ju mund të merrni ndihmë dhe këshilla në mënyrë anonime dhe pa pagesë.
Ju mund të shkoni në polici menjëherë të paraqisni një ankesë. Ata janë të detyruar të respektojnë privatësinë tuaj. Nëse keni frikë për dhunë të mëtejshme, policia mund t’ju mbrojë. Policia është e detyruar t’ju trajtojnë në mënyrë të respektueshme dhe të saktë.
Sipas ligjit, nëse ju jeni pa status të ligjshëm të qëndrimit, policia duhet t’ju trajtojë me të njëjtin respekt si viktimat e tjera. Megjithatë, policia mund t’ju arrestojë për shkak të statusit tuaj të qëndrimit. Prandaj, këshilloheni të shoqëroheni nga një profesionist nga një CAW ose nga një organizatë tjetër sociale.
Nëse jeni në një situatë urgjente dhe i frikësoheni dhunës së mëtejshme, mund të shkoni te një strehim.
Ndihma për autorët e krimit
Nëse mendoni se keni qenë i dhunshëm në një marrëdhënie ose ndjeni se ka rrezik që ju do bëheni i dhunshëm ndaj një personi tjetër, ju mund të kërkoni ndihmë. Terapia mund t’ju ndihmojë për të folur për ndjenjat tuaja dhe të sjelljes dhe të ju ndalojë të bëheni i dhunshëm (përsëri).