Ka degraduar debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me ligjin për veteranët e luftës. Shkak për këtë është bërë fjalimi i deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e cila ka kundërshtuar kategorizimin në grupe të pjesëtarëve të UÇK-së. Ajo madje ka treguar se që nga dje i kanë dërguar mesazhe, siç ka thënë ajo, shokë të ndryshëm, me qëllim ndërhyrjeje tek ajo dhe bashkëmendimtarët e saj për miratim të ligjit. Kundër deputetes Dërguti janë ngritur përfaqësuesit e veteranëve, Nasim Hardinaj dhe Hysni Gucati. Ata i kanë Dërgutit “mjaft” ndërsa ajo i pyeti se cilës kategori të veteranëve u përkisnin. Pas kësaj, kryesuesi Sabri Hamiti, ka ndërprerë seancën.