Largimi i James Rodriguez nga Bayern Munchen është thjeshtë çështje ditësh, me kolumbianin që i ka konsumuar ditët e tij të arta në “Allianz Arena”. Mesfushori ka pasur një përplasje me drejtuesit e klubit bavarez dhe në merkaton e janarit do të kërkojë kthimin në shtëpi, te Reali i Madridit. Sipas asaj që shkruan “Dario AS”, 27 vjeçari kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera, me Juventusin e Manchester United që kanë nisur kontaktet e para.
Gjithsesi, Rodriguez është i destinuar për tu rikthyer në kryeqytetin spanjoll, pasi kartoni i tij zotërohet nga Reali i Madridit. Por fjala e fundit do të thuhet nga Bayern, i cili zotëron një opsion prej 35 milion euro për të blerë lojtarin në fund të sezonit aktual, por vetë lojtari nuk ka ndërmend të qëndrojë me kampionët e Bundesligës.
Kohët e fundit 27-vjeçari ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës, i cili ka gjasa ta mbajë atë jashtë fushave të blerta së paku një muaj, që do të thotë se ai është duke u rikuperuar aktualisht në kryeqytetin spanjoll.