​Tensionet Kosovë – Serbi, temë diskutimi në Asamblenë Parlamentare të KE

Këshilli i Evropës (KE) sot do të diskutojë për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Diskutimi për Kosovën dhe Serbinë do të nis nga ora 11:00.

Gjatë këtij sesioni i cili do të nis sot dhe do të zgjas deri më 27 janar 2023, do të ketë fjalime edhe nga kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdóttir dhe Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. (​a2news)