Shkup, 15 mars – Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë në atmosferë të tensionuar, në të cilën u shmang edhe sulmi fizik mes ish kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, e solli Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Xhaferi pohon se çdo gjë është bërë në mënyrë ligjore dhe sipas rregullores. VMRO-DPMNE-ja, megjithatë nuk e pranon ligjin, e cilëson si jokushtetues dhe do ta kundërshtojë para Gjykatës kushtetuese, ndërsa kundër Xhaferit do të ngrejë kallëzim penal. Kundër ligjit megjithatë u shpreh edhe shefi i shtetit Gjorgje Ivanov, i cili paralajmëroi se përsëri nuk do ta nënshkruajë.
Ligji u soll me 64 vota “për” pa u hapur debat për amendamentet. Sjellja e ligjit u shënua me një incident midis Gruevskit dhe Xhaferit. Para incidentit, deputetët e partisë opozitare, të cilët nuk patën mundësi për vërejtje procedurale, u mblodhën para tavolinës së kryetarit, protestuan dhe bërtisnin se amendamentet mbi 35.000 që ata i kanë parashtruar duhet të shqyrtohen, ndërsa në një moment Gruevski e mori gotën me ujë që qëndronte para kryetarit dhe e derdhi në tavolinë. Pastaj u drejtua nga ana tjetër e tavolinës ku ulet kryetari i Parlamentit dhe e nxori kartelën e tij nga sistemi. Incidenti përfundoi me intervenimin e sigurimit të Kuvendit dhe sigurimit të kryetarit të Kuvendit.
Xhaferi në fillim të vazhdimit të seancës së 32-të, fillimisht e kaloi pikën për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe e la për të të votohet si pika e fundit. Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkoi që Komisioni për çështje mandatere imunitare procedurale të deklarohet për atë nëse duhet ose jo të shqyrtohen amendamentet e parashtruara për ligjin dhe e dyta, të shqyrtohen amendamentet në vetë seancën, që nuk u pranua nga Xhaferi.
Në konferencë për shtyp më vonë i pyetur pse nuk ka hapur debat për amendamentet, Xhaferi tha: “Neni 173 paragrafi 3 saktë konfirmon mundësi që të dorëzohen amendamente, por neni 172 nga Rregullorja udhëzon se pasi nuk do të nënshkruhet Dekreti nga presidenti Ligji kthehet në procedurë kuvendore në lexim të tretë. Neni 164 paragrafi 2 nga Rregullorja, në mënyrë decide flet për faktin se në lexim të tretë mund të dërgohem vetëm pjesë të cilat në lexim të dytë janë ndryshuar ose plotësuar me amendamente. Duke pasur parasysh se ligji për të dytë nuk pësoi kurrfarë ndryshime edhe kryetari i Kuvendit mori obligim ta zbatojë nenin 164 paragrafi 2”.
Xhaferi tha se nuk do të lejojë në mandatin e tij në Kuvend të përsëriten 24 dhjetori i vitit 2012 dhe 27 prilli i vitit 2017 dhe se nga dita kur e mori këtë funksion ishte i vetëdijshëm për të gjitha sfidat para të cilave të gjindet.
Për kontestimin e kushtetutshmërisë së Ligjit, ai tha se për këtë, kompetent i vetëm është Gjykata kushtetuese pasi do të sillet ligji.
Qëndrimi i grupit të deputetëve të LSDM-së për mënyrën e tillë të sjelljes së ligjit nuk u paraqit.
Partia qeveritare përmes një kumtese theksoi se ngjarjet në Kuvend konfirmuan se pikërisht Nikolla Gruevski qëndron pas tentimeve që të bllokohet puna e Kuvendit dhe pas tentimeve që të bllokohen proceset reformuese dhe perspektiva euroatlantike e Maqedonisë. Gjithashtu ky është një konfirmim, shtohet më tej, është vërtetim se Hristian Mickoski është vetëm një marionetë e të dyshuarit Gruevski dhe se aspak nuk ka kapacitet për ta reformuar VMRO-DPMNE-në.
“Ajo që më parë VMRO-DPMNE-ja më e kishte pranuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe atë që nga 35 mijë, pothuajse 33 mijë amendamente kanë të bëjnë vetëm me dispozitat ndëshkuese, tregojnë se amendamentet e dorëzuara të VMRO-DPMNE-së nuk kanë lidhje me ligjin por shërbejnë vetëm për bllokimin e Kuvendit”, thuhet në kumtesë.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski mbrëmë në konferencën për shtyp në të cilën tha se partia e tij do të parashtrojë kallëzim penal kundër Xhaferit për, siç theksoi, shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të ligjeve. VMRO-DPMNE-ja, tha ai, nuk do ta njohë ligjin dhe do të parashtrojë iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij.
“Sot në mënyrë flagrante janë shkelur Kushtetuta dhe ligjet, ndërsa shumica qeveritare, LSDM-ja dhe Zoran Zaevi e kanë shkatërruar vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Mickovski.
Ligji, siç theksoi, është jo kushtetues, i pazbatueshëm dhe i dëmshëm, marrëveshje midis LSDM-së dhe BDI-së, pa miratim nga qytetarët.
“Sjellja e një ligji të tillë kundër kushtetues nuk është vetëm një goditje ndaj të drejtës, por edhe ndaj bashkëjetesës. Dikush me vetëdije po na shtyn sërish në skenarin e padëshiruar në të cilin kontributi është RM-ja. Shteti në të cilin nuk qeveris e drejta, është shtet i shkatërruar”, tha Mickovski.
Presidenti Gjorge Ivanov, ndërkaq, paralajmëroi se sërish nuk do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit. Sipas tij, “sipas përmbajtjes së tij represive dhe sipas mënyrës së dhunshme në të cilën është sjell Ligji për përdorimin e gjuhëve, nuk është shprehje e demokracisë”.
“Kushtetua dhe ndërgjegjja nuk më lejojnë të jap nënshkrim në Dekretin për shpalljen e një ligji të tillë”, tha në fjalimin e tij presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.